Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë sot se ka mësuar shumë nga një dokum" />

Anton Quni: Kam mësuar shumë nga Insajderi

Anton Quni: Kam mësuar shumë nga Insajderi

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë sot se ka mësuar shumë nga një dokumentar hulumtues i InDoks dhe Gazetës Online Insajderi, i cili paraqet fakte për fondet e “3%-shit” gjatë luftës.

Në emisionin Debat + me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Quni ka deklaruar se në dokumentarin e InDoks ka mësuar për personat që kanë tërhequr mjete nga Ministria e Mbrojtjes së Qeverisë në Ekzil të Kosovës gjatë luftës më 1998-99.

“Insajderi e ka bërë një dokumentar shumë të mirë ku identifikohen personat të cilët kanë tërheq mjete nga Ministria e Mbrojtjes. Unë ma shumë kam mësu nga Insajderi kush janë ata persona”, ka deklaruar Quni.

Dokumentari të cilit iu referua Quni, i titulluar: “Milionat e ‘3%=shit’ për UÇK-në”, dëshmon për milionat që Fondi “3%” i LDK-së dha për UÇK-në e Shtabit të Përgjithshëm, shtab ky kryesisht i përbërë nga LPK-istë që sot e drejtojnë PDK-në. /Insajderi.com