Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar Anton Qunin si kandidat për kryetar të Prizrenit, shkruan Insajderi.
Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë së Quni është i fortë si guri dhe do t’i jap atë që qyteti i bukur i Prizrenit e meriton.
“Luftëtar një herë, luftëtar gjithherë. Prandaj dhe sfidën e fundit e ka kapërcyer siç di vet. Antonin e njoh nga ditët e para në LDK.Jam i bindur që siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka lavduar Qunin si dhe ka thënë së LDK-ja po rikthehet e fuqishme.
“Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit – deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit”.Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen. Po dëgjojmë, po hapemi, po rikthehemi. Anton, na priftë e mbara!”, ka shkruar Abdixhiku”, ka deklaruar ai./Insajderi.com