Anton Quni kandidat për kryetar të LDK-së

Anton Quni kandidat për kryetar të LDK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka deklaruar se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga ky post, transmeton Insajderi.

Këtë e bëri të ditur vetë Quni në emisionin “Pressing” të T7, ku tha se do ta rikthejë votuesin e LDK-së në shtëpinë e tij.

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, ka shtuar tutje Quni. /Insajderi.com