“Në rast se VV ka nevojë për partner me ndonjë parti politike, LDK duhet ta ketë këtë në konsideratë”.
Kështu tha kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, gjatë një interviste për EO.
“Varet edhe nga qasja e VV-së a do të ketë nevojë për partneritet me ndonjë parti politike apo jo. Nëse e shprehin nevojë LDK-ja duhet ta ketë në konsideratë dhe dalë me ndonjë vendim nëse është me ndonjë nëse është në benefit të shtetit qeverisë dhe LDK. Konsumohet kjo temë brenda LDK-së. Besoj që me gërshetimin e vendimeve të ndryshme ne do të arrijmë deri në një konkludim të përbashkët”, tha ai.
Quni i cili synon pozitën e të partit në LDK, tha se gara do të jetë e ngushtë në mes kandidatëve për kryetar.
Dhe, nëse ai zgjidhet kryetar, beson se shumë gjëra do të shkojnë më mirë.
“Besoj që çdo kandidat deri më tani i nominuar ushqen shpresën që të bëhet kryetar i ardhshëm i LDK-së. Kemi te bëjmë me personalitete që kanë profil të lartë, moral e politik. Por me siguri do të jetë një garë interesante dhe e ngushtë. Nga fakti që kam shprehur gatishmërinë për të garuar. Besoj që me zgjedhjen time shumë gjëra do të jenë në të mirën e LDK-së”. /Insajderi.com