Anton Quni tërheq kandidaturën për kryetar të LDK-së

Anton Quni tërheq kandidaturën për kryetar të LDK-së

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është tërhequr nga gara pak para se të fillojë Kuvendi i LDK-së, njofton Insajderi.

Ai tha se ky vendim të cilin e mori sot, është vendim i menduar që një kohë të gjatë.

Tërheqjen e kandidaturës së tij, Quni e bëri të ditur me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale.

“Sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

“Por gjithsesi, nga formacioni i ri i udhëheqjes së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të kërkoj llogaridhënie për të ri-vendosur dinjitetin e humbur të secilit nga anëtarët e sidmos, të ju garantojmë qytetarëve një rikthim dinjtoz me një qeverisje kualitative, që promovon vlerat më të larta të integritetit, kompetencës profesionale dhe transparencës.
Nga udhëheqja e re pritjet janë që të garantojnë gjithëpërfshirje në procesin e vendimmarrjes në LDK, mundësi të reja për anëtarë kredibil, përfaqësim të barabartë për gratë dhe të rinjtë në strukturat e të gjitha niveleve brenda parties”, është shprehur më tej ai. /Insajderi.com