Anton Quni tregon pse u tërhoq sot nga gara, “shkrihet” për kryetarin e ri

Anton Quni tregon pse u tërhoq sot nga gara, “shkrihet” për kryetarin e ri

Anton Quni ka thënë se është tërhequr sot nga gara për kreun e ri të LDK-së për t’i hapur rrugën frymës së re të ndryshimit, e që sipas tij këtë rrugë do e trasojë Lumir Abdixhiku në mënyrën më të mirë.

Quni thotë se ndihet i lumtur që është pjesë e këtij ndryshimi që ndodhi sot dhe që sipas tij tani ka nisur një etapë e reformave substanciale në LDK.

Quni i ka ofruar përkrahje të plotë kreut të ri të partisë duke premtuar se do t’i rikthehet dinjiteti i humbur LDK-së./Insajderi.com