Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se sekretari amerikan, Antony Blinken, do të zhvillojë këtë të diel një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel, transmeton Insajderi.
Takimi Rama-Blinken do të zhvillohet nga ora 17:30, raporton ‘ABC news’.
Ditë më parë Blinken ka nënshkruar vendimin për të shpallur persona “non grata” në SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Berisha e cilësoi këtë vendim si të pabazuar, ndërsa kërkoi publikimin e fakteve dhe provave mbi të cilat është marrë ky vendim.
Ai madje paralajmëroi ngritjen e një padie në një prej gjykatave franceze për Sekretarin Blinken. /Insajderi.com