Anulohet konkursi për drejtor të Doganës, pritet të ri-shpallet shpejt

Anulohet konkursi për drejtor të Doganës, pritet të ri-shpallet shpejt

Ministria e Financave ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Kjo Ministri paralajmëron se së shpejti do të ri-shpallet konkursi për këtë pozitë pasi që zyra ligjore e kësaj ministrie ka kërkuar që të mbyllet ky proces.

E për zëvendësministrin e Financave Agim Krasniqi ky proces është ndërprerë për të mos pasur implikime në kuptimin politik.

Krasniqi ka inkurajuar të gjithë kandidatët që kanë qenë në garë të ri-kandidojnë sërish, pasi që do të jetë një proces edhe më transparent.