Agim Veliu ka pasur të raporonte sot në komisionin parlamentar, por kjo është anuluar bashkë me mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
![Anulohet për sot raportimi i Veliut në Komisionin për Çështje të Sigurisë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/11/agim-veliuuu_1536064684-2510208-730x440.jpg)
Ishte paraparë që ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu të raportonte sot në komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes brenda Kuvendit të Kosovës, por ky raportim është anuluar.
Drejtor i Drejtorisë për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musliu Krasniqi e ka konfirmuar këtë për kosovapressin.
Lënja hapur e kasafortës me dokumente komplekse në Ministrinë e Brendshme gjatë kohës sa ushtrues i detyrës së ministrit ishte, Xhelal Sveçla, ka bërë që edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të ftohet për hetim dhe komisioni parlamentar të ftojë persona kompetentë të japin më shumë informacion rreth kësaj.
Por, ky raportim është anuluar bashkë me mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila ishte planifikuar për sot.
Arsyet besohet të jenë infektimi i disa zyrtarëe të Kuvendit me coronavirus. /Insajderi.com/