
Komisioni për Zgjedhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor për shkarkimin e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën SHQIP.com, drejtori i kësaj qendre, i cila ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejtë ligjvënies
“ Po është anuluar vendimi, ky është një hap i rëndësishëm drejtë ligjvënies”, ka pohuar ai.
Zharku muaj më parë ishte suspenduar nga pozita e Drejtorit të QKK-së.
I njëjti ishte emëruar drejtor i QKK-së në shkurt të vitit 2018./Insajderi.com