Apel për ndihmë: Ta ndihmojmë Lladrovcin ta shikojë Bayernin në Bernabeu

Apel për ndihmë: Ta ndihmojmë Lladrovcin ta shikojë Bayernin në Bernabeu

Asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka bërë apel për ndihmë që ta ndihmojnë financiarisht kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci që ta shikojë Bayer Munich në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në “Bernabeu”, shkruan Insajderi.

Drenari ka thënë se Lladrovci mund t’i ketë shpenzuar paratë në udhëtimin e tij të fundit në “Alianz Arena” për ta shikuar Bayernin, prandaj ai ka kërkuar para për Lladrovcin që edhe gjysmëfinalen e dytë të Bayernit ta shikojë nga afër.

“Fatkeqësisht Kryetarit i është “thyer zëmra” me rezultatin nga kjo ndeshje. Loja e kthimit do të zhvillohet me 1. Maj në stadiumin Bernabeu në Madrid. Ne, qytetarët e Drenasit duhet të kuptojmë ‘përgjegjësinë tonë’ karshi nevojës së Kryetarit tonë për të ndjekur nga afër klubin e ‘zëmrës’, FC Bayern München. Për të kërkuar angazhim maksimal të Kryetarit tonë në punët rreth Komunës sonë, duhet të investojmë në ‘relaksim’ të Kryetarit”.

“Prandaj duke u nisur edhe nga fakti që Kryetari Lladrovci mund t’i këtë shpenzuar të gjitha paratë e kursyera (të deklaruara në Agjencisë Kundër Korrupsion) në javën që po lëmë pas në Mynih (Allianz Arena), KËRKOJË “ZYRTARISHT” NDIHMEN E JUAJ në mbledhjen e një fondi prej rreth 2000 Euro për t’i mundësuar Kryetarit vizitën në Madrid (vizita është e mundshme më që Kryetari ynë posedon edhe pasaportën e Shqipërisë), për të ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Real Madrid-it dhe Bayern München-it”, ka shkruar Drenori.

Ai më tej ka thënë se do të insistohet gjithsesi që Lladrovci më 1 maj të jetë në “Bernabe”.

“Por, nëse Kryetari ynë nuk shkon në Madrid (e që ne duhet të “insistojmë” qe ai të shkoj), atëherë shumën prej 2000 euro po i shpenzojmë për ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale (e në Drenas kemi “fatbarsisht” pak të tilla)”, ka shkruar Drenori./Insajderi.com