Apeli e kthen në rigjykim rastin për korrupsion ndaj Pal Lekajt

Apeli e kthen në rigjykim rastin për korrupsion ndaj Pal Lekajt

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku Pal Lekaj akuzohet për gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Gjakovës.

Pal Lekaj, në shkurt të këtij viti ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Në rigjykim është kthyer edhe pjesa ndaj ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune Gani Rama dhe Ismet Isufi.

I akuzuari Rama ishte dënuar me 1 vit burgim me kusht, ndërsa i akuzuar Isufi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, raporton Betimi në Drejtësi.

Ndërsa, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin ndaj të akuzuarit Veli Hajdaraga dhe të njëjtin e ka dënuar me 3 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim me kusht.

Ndyrshe, Lekaj ishte kryetar i Gjakovës deri në vitin 2013.

Më pastaj ka pasur pozita si ministër i Infrastrukturës dhe deputet. /Insajderi.com