Apeli ia përgjysmon dënimin me burgim të dënuarit për krime lufte, Darko Tasiq

Apeli ia përgjysmon dënimin me burgim të dënuarit për krime lufte, Darko Tasiq

Gjykata e Apelit ia ka përgjysmuar dënimin me burgim, të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq, njofton Insajderi.

Kjo gjykatë ka njoftuar se ka aprovuar ankesën e mbrojtjes, ashtu që të akuzuarit Tasiq i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 vjet burgim.

“Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3  Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj.  I akuzuari,  është dënuar nga Gjykata e Apelit  më 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim”, thuhet në komunikatën e Apelit.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile. /Insajderi.com