Nga dënimi i përjetshëm në 30 vjet burg për ferizajasin që e vrau dhe djegi trupin e shokut

Nga dënimi i përjetshëm në 30 vjet burg për ferizajasin që e vrau dhe djegi trupin e shokut

Gjykata e Apelit ia ka ndryshuar dënimin të pandehurit me inicialet T.L., i cili kishte qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe djegien e trupit të shokut të tij, Sh.B.

Siç bën të ditur Apeli përmes një njoftimi për medie, dënimi me burgim të përjetshëm atij i është zëvendësuar me 30 vjet burgim, njofton Insajderi.

“Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe renduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij, e të cilat rrethana parashihen në nenin 70 paragrafi 3, pika 3.6, 3.10, dhe 3.11 të KPRK-së.

Nisur nga këto Gjykata vlerësoi se edhe më këtë sanksion penal, mund të arrihet qëllimi i dënimit, i përcaktuar me ligj”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com