
Gjykata e Apelit e Kosovës e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, për dënimin e Zekirja Qazimit dhe gjashtë personave tjerë për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.
Gjykata e shkallës se parë e ka dënuar Zekirja Qazimi me 10 vjet burgim, I.B. me 8, S.T. me 7 vjet e 6 muaj, B.B. me 4 vjet e 6 muaj, J.K. me 4, L.K. me 3 dhe I.K me 5.
Qazimi ishte imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan ka ligjërata edhe në kanalin Youtube në internet ku mund të dëgjohet në ligjërimet e tij.
Sipas njoftimit të Apelit, shtatw të akuzuarit janë gjetur fajtor për një serë veprash penale si : rekrutimi për terrorizëm në bashkëkryerje, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në bashkëkryerje, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik, si dhe mbajtja në kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve.
“Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, gjeti se pretendimet e prokurorisë janë të pabazuara, sepse nga gjykata e shkallës së parë, realisht janë vlerësuar si rrethanat lehtësuese, roli i të akuzuarve dhe kontributi i tyre në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë shpallur fajtor. Po ashtu janë refuzuar si të bazuar edhe pretendimet tjera të avokatëve”, thuhet në komunikatën e Apelit. /Insajderi.com