Apeli për kujdes kur kalohet tranzit nëpër Serbi për Kosovë

Ministria e Jashtme ka apeluar për kujdes kur kalohet tranziti i rrugës së Serbisë për Kosovë.

Apeli për kujdes kur kalohet tranzit nëpër Serbi për Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka apeluar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët që të kenë kujdes gjatë kalimit tranzit në Serbi.

Kjo lidhjet me trajtimet joprofesionale që autoritetet e rendit në Serbi ushtrojnë ndaj shqiptarëve që kalojnë rrugën e Serbisë për të arritur në Kosovë, rasti i Nezir Mehmetaj është tregues mbi këtë pretendim.

“Të nderuar qytetarët të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë, Me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë. Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të insitutucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatë

Shumë bashkatdhetar shfytëzojnë rrugën kah Serbia, në të kaluarën kishte pasur incidente pasi marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mos jënë raporte fqinjësore. /Insajderi.com/