Apeli refuzon kërkesën e prokurorisë për rastin e Trim Gashit  

Apeli refuzon kërkesën e prokurorisë për rastin e Trim Gashit  

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën  e prokurorisë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të akuzuarit Trim Gashi i akuzuar për sulm ndaj eskortës së kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas njoftimit nga Gjykata e Apelit vendimi i shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Është vërtetuar drejtë gjendjen faktike, dhe nuk është shkelur ligji penal”, thuhet në njoftim.

Trim Gashi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje u akuzua se me 23 shtator 2015, në oborrin e qeverisë ekspozoi disa mjete të metalta për shpim gomash.