
Gjykata e Apelit e Kosovës, dhanë vendimin e saj për tetë të akuzuarit për kontrabadim me emigrant, i njohur si lënda më voluminoze që kanë pasur gjykatat në vend, me plot 178 dosje.
Përmes një komunikate për media, Apeli ka njoftuar se ka aprovuar pjesshëm ankesat e avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.C.,M.B.,A.M.,M.A. dhe A.B. dhe ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren të prillit të vitit të kaluar.
“I akuzuari A.C. është dënuar është dënuar me 6 vjet burgim dhe i është vërtetuar gjoba prej njëmijë eurove, pasi që vepra penale e tij është ri-cilësuar si: Kontrabandim me emigrant në vazhdim nga neni 138, paragrafi 1, 5 dhe 6 i Kodit Penal të Kosovës”.
Gjithashtu, vepra penale iu është ri-cilësuar edhe të akuzuarve M.B.,A.M.,M.A. dhe A.B., si kondrabandim me emigrant. Dy të parët janë dënuar me nga 4 vjet burgim. M.A. i është shqiptuar dënimi prej 3 vjet e 3 muaj, ndërsa A.B., i janë vërtetuar 4 vjet burgim.
Ndërsa të akuzuarit tjerë të këtij rasti, I.P,A.G., dhe T.Y., janë gjetur fajtor për veprën penale Kontrabandim me emigrant.
“Gjykata e Apelit, ia ka vërtetuar dënimin me 2 vjet 3 muaj burgim dhe 400 euro gjobë, të akuzuarit I.P. Dënimi i është vërtetuar edhe të akuzuarit A.G, të cilit shkalla e parë i kishte shqiptuar 1 vjet e 3 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë dhe T.Y, i dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 400euro gjobë”, thuhet në njoftim.
Ankesat e Prokurorisë Speciale janë refuzuar si të pa bazuara, ndërsa pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pa ndryshuar.
Rasti tashmë është dërguar në Gjykatën Themelore në Prizren me 24 janar të këtij viti. /Insajderi.com