Apeli vërteton hedhjen poshtë të aktakuzës kundër Pal Lekajt

Apeli vërteton hedhjen poshtë të aktakuzës kundër Pal Lekajt

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 15 maj 2017, ka marrë Aktvendim për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj Pal Lekajt.

Ndaj këtij vendim Prokuroria Speciale e Kosovës ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale.

Arianit Koci, avokat i ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë për Insajderin se që nga fillimi nuk pa pasur asnjë provë në këtë rast.

“E kam thënë edhe më herë se nuk ka pasur asnjë provë se z. Lekaj e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej”, ka thënë avokati Koci për Gazetën Insajderi.

Për më tepër, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pati ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe dy ish-zyrtarëve të kësaj komune, në shkurt të këtij viti.

Ata akuzoheshin për veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’./Insajderi.com