Flutrimet janë anuluar shkak i pandemisë COVID-19, por mërgata po kërkon lejimin e tyre për ta vizituar Kosovën.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga mërgata të mos rezervojnë bileta pasi mund të keqpërdoren.
Këtë deklaratë ai e tha në bazë të asaj qe ende nuk ka vendim për lejimin e linjave ajore.
“Ne si Ministri nuk kemi të bëjmë me çështjen e fluturimeve, por derisa nuk ka një njoftim për ndryshim të vendimit për lejimin e fluturimeve shitja e biletave të mos bëhet dhe të mos keqpërdoret mërgata”, ka thënë ministri”, tha Zemaj.
Këto komente ai i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ku po tregon më shumë rreth menaxhimit të pandemisë.
Kosova javën e fundit ka shënuar raste rekorde të të infektuarëve me coronavirus për të ndikuar në një mundësi të mbingarkimit të Klinikës Infektive dhe daljes së gjendjes jashtëkotrollit sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. /Insajderi.com/