Bashkësia Islame e Kosovës ka apeluar për kujdes pasi coronavirusi po shpërndahet me të madhe.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka filluar mbledhjen e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me apel për të gjithë besimtarët, nënpunësve fetare dhe imamëve që t’i respektojnë të gjitha udhëzimet shëndetësore në mënyrë që të mos përhapet coronavirusi.
Rreth hapjes së xhamive kishte debat të gjerë në Kosovë, madje ato nuk u hapën në ditën kur u ishte falur Fitër Bajrami, për këtë disa besimtarë myslimanë kishin kritika ndaj Qeverisë që atëherë drejtohej nga Albin Kurti dhe kritika ndaj Bashkësisë Islame së Kosovës.
Madje, disa të rinjë kishin dalur në sheshin Skenderbeu për ta falur namazin si shenjë reagimi ndaj mos hapjes së xhamive. Xhamitë u hapën dhe në to ka qarkullim të vazhdueshëm të njerëzëve.
Xhamitë mund të jenë mundësi reale që të shpërndahet coronavirusi, për këtë Bashkësia Islame e Kosovës po apelon që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shendetit Publik. /Insajderi.com/