Aplikacioni i cili përcjell dhe njeh, selfi për 20 minuta përndryshe ju lajmëron në polici

Polonia ka lansuar një aplikacion i cili do ta ndihmojë policinë të sigurojë që njerëzit të cilët janë në izomim, ata të cilët kanë ardhur nga bota e jashtme, të mos shkelin ndalesën për dalje nga shtëpia, në mënyrë që të pengohet përhapja e koronavirusit.

Aplikacioni i cili përcjell dhe njeh, selfi për 20 minuta përndryshe ju lajmëron në polici

Qeveria në Varshavë i ka forcuar masat për pengimin e përhapjes së epidemisë së virusit COVID-19, i cili deri më 24 mars në Poloni ka infektaur 774 persona dhe ka marrë 9 jetë.

Çdo qytetar i cili është kthyer nga bota e jashtme duhet të jetë në karantinën shtëpiake dy javë dhe është i detyruar të përgjigjet në thirrjet e policisë apo ta merr aplikacionin, ka publikuar ministria polake.

Aplikacioni “Kwarantanna Domowa” ( karantina shtëpiake) shfrytëzon shërbimin e telefonisë mobile për caktimin e lokacionit dhe njohjen e fytyrave, ndërsa përdoruesve dërgon kërkesa të papralajmëruara për xhirim të selfijes, në çka ata duhet të përgjigjen brenda 20 minutave përndryshe aplikacioni i lajmëron në polici.

Polakët të cilët e shkelin urdhëresën për karantinë ballafaqohen me gjobë deri 30.000 zllotë (6.540 euro)./Insajderi.com.