Aplikacioni i takimeve sjell një opsionin të ri për fansat e Game of Thrones

Aplikacioni i takimeve sjell një opsionin të ri për fansat e Game of Thrones

Aplikacioni i takimeve OkCupid është duke i ofruar personave beqar të cilët e shikojnë serialin Game of Thrones një shans për të gjetur një partner romantik për të ndarë obsesionin e tyre, shkruan  Insajderi.

Aplikacioni i takimeve të enjten ka debutuar një buton të ri i cili do të shfaqet në profilin e përdoruesve nëse ata janë fans të serialit të famshëm.

Sipas OkCupid, seria është përmendur më shumë se dy milion herë në profilet e përdoruesve, më së shumti se çdo seria tjetër.

Përderisa aplikacioni përdor algoritme për të lidhur njerëz bazuar në pikëpamjet e tyre politike dhe vlerave të tyre, kjo raportohet të jetë hera e parë që përdoruesit mund të lidhen në bazë të preferencave të tyre televizive.

“Ne mundohemi që të lidhemi me gjërat kryesore dhe që kanë rëndësi, dhe çfarë ka rëndësi për miliona njerëz në botë është ajo çfarë ata shohin”- ka thënë Melissa Hobley, shefja zyrtare e marketingut të OkCupid./Insajderi.com