Aplikacioni i komunikimit që funksionon pa rrjet Wi-Fi dhe celular

FireChat, është aplikacioni që ju lejon të nisni mesazhe pa qasje në rrjete Wi-fi apo celular. Faturimi Roaming, pakot e shtrenjta të internetit, wi-fi i dobët do të jenë së shpejti një gjë e të kaluarës.

Aplikacioni i komunikimit që funksionon pa rrjet Wi-Fi dhe celular

Thjesht ti lejojmë FireChat pak kohë që të zgjerohet dhe të fitojë një bazë përdoruesish më të madh. Njihet si sukses, fakti që ju mund të nisni mesazh edhe nga avioni, njofton Pcworld.al.

Procedura që e lejon përdoruesin që të nisë mesazhe pa lidhje interneti quhet mesh networking. Kjo do të thotë se mesazhi i juaj do të kërcejë nga një telefon që ka FireChat, tek një tjetër, me anë të antenave të Wi-fi apo Bluetooth. Sigurisht, telefonat duhet të jenë brenda një rreze prej 64 metër që mesazhet tuaj të transmetohen.

Të gjithë mesazhet ruhen deri sa një lidhje interneti të bëhet e gatshme. Kur kjo ndodh, mesazhi niset. Gjatë gjithë këtij procesi, mesazhet janë të enkriptuar kështu nuk do të ketë rrjedhje, vetëm marrësi është i aftë ta lexojë mesazhin. Për të nisur mesazhet matanë oqeanit, për shembull, teksti juaj to të kërcejë përreth nga një telefon në tjetrin deri sa të arrijë një me internet dhe kështu niset mesazhi.

Ana e keqe e kësaj procedure është se nuk mund të quhet “komunikim i menjëhershëm” sepse, siç mund ta imagjinoni, do të duhet pak minuta që mesazhi të arrijë marrësin. Afërsisht 10-20 minuta.

Deri më tani, 5 milion njerëz e kanë shkarkuar aplikacionin dhe krijuesit thonë se për sa kohë 5% e popullsisë së qytetit ka të instaluar aplikacionin në pajisjet e tyre, mesazhet do ta arrijnë marrësin për afërsisht 10 minuta.

Aplikacioni u bë shumë i njohur në Irak pas ndalimeve të internetit të vendit. Gjithashtu luajti një rol kryesor në protestat e Hong  Kong në 2014 dhe gjatë lëvizjet anti-korrupsion në Malajzi në 2015, raporton Business Insider.