Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë në Shqipëri e ka aprovuar dozën e tretë të vaksinës anti-COVID’19 për personat mbi moshën 60-vjeçare, përcjell Insajderi.com.
Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, në mbledhje bëri të ditur se nuk do të ketë ndryshim të masave aktuale kundër COVID-19, raporton A2 CNN.
“Komiteti ka marrë vendimin pas shqyrtimit të komitetit të vaksinimit. Në këtë situatë prioritet mbetet vaksinimi me dozën e parë, po ashtu komiteti ka vendosur që qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë, jo më herët se gjashtë muaj pasi kanë bërë dozën e dytë duke filluar nga data 1 nëntor” tha ajo.
Po ashtu, për marrjen e dozës së tretë janë ftuar edhe fëmijët mbi 16-vjeç dhe ata 12 deri 15-vjeç që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit./Insajderi.com