Apostolova e shqetësuar me kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve

Apostolova e shqetësuar me kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve

Natalyia Apostolova, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, është shqetësuar lidhur me kërcinimet shumta të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Apostolova, ka shkruar se këto kërcënime janë kundër ligjit dhe demokracisë.

“Të shqetësuar me raportimin e kërcënimeve ndaj një anëtari të shërbimit të prokurorisë në Kosovë. Kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kërcënim kundër sundimit të ligjit dhe demokracisë. BE mbështet fuqimisht institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit dhe dënon çdo presion dhe frikësim ndaj tyre”, ka shkruar Apostolova. /Insajderi.com