Apostolova: Jemi në krah të Kosovës në luftimin e trafikimit me njerëz

Apostolova: Jemi në krah të Kosovës në luftimin e trafikimit me njerëz

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se sot është momenti më i mirë për porosi të qarta se Qeveria e kupton seriozisht rëndësinë e kësaj teme siç është trafikimi me qenie njerëzore.

“Parandalimi i këtij lloj krimi specifik duhet të ndodh me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni më fuqi. T’i identifikojmë dhe ndëshkojmë bartësit e këtij krimi”, ka thënë ai.

“Kapaciteti ynë veprues dhe ekspertiza jonë duhet të avancohet. Me rëndësi është edhe bashkëpunimi rajonal dhe me BE në. Një element që duhet ta kemi parasysh, çdo lloj i krimit e ushqen një lloj të krimit tjetër. Trafikimi me qenie njerëzore mund të jetë bazë dhe i llojeve tjera të krimit”, tha më tej Haradinaj në konferencën e cila po mbahej në Ditën e BE-së kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe BE-ja së bashku e kanë treguar përkushtimin kundër këtij lloj krimi.

Ndërsa shefja e BE-së, Natalya Apostolova, tha se është e papranueshme që edhe sot përballen me një fenomen të tillë.

“Parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është një prej top prioritetet e BE së. Bashkimi Evropian dëshiron ta ndihmojë Kosovën në luftimin e trafikimit me njerëz duke ndarë përvojat dhe ekspertizat, ndërsa çrrënjosja e trafikim me njerëz është proces kompleks. BE është krah Kosovës në luftimin e këtij fenomeni”, ka thënë Apostolova.