Apostolova tregon se sa vëzhgues nga BE-ja do të jenë në zgjedhjet lokale

Apostolova tregon se sa vëzhgues nga BE-ja do të jenë në zgjedhjet lokale

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke folur për zgjedhjet e 22 tetorit, tregoj se ky mision edhe kësaj radhe do të vëzhgoj mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë.

Ajo njoftoi se e kanë vendosur misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve, i cili drejtohet përsëri nga një anëtar shumë i shquar i Parlamentit Evropian, Alojz Peterle, i cili është i njëjti që kryesoi edhe me misionin vëzhgues për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

“Ne kemi takuar tashmë vëzhguesit që janë këtu në vend. Do të ketë rreth 70-80 vëzhgues dhe ata do të mbulojnë natyrisht të gjitha vendet e mundshme. Ne po konsiderojmë seriozisht për të marrë pjesë me korin diplomatik dhe siç kam njohuri nga kolegët e mi të OSBE-së, ata gjithashtu do të përfshihen”, tha Apostolova.