Apostolova uron Ditën e Evropës, kërkon të tejkalohen politikat ditore

Apostolova uron Ditën e Evropës, kërkon të tejkalohen politikat ditore

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke uruar për Ditën e Evropës, ka kërkuar që të shkohet përtej politikës ditore dhe të punohet për integrimin e Kosovës në BE.

“Në këtë ditë ne rikonfirmojmë tona të përbashkëta të solidaritetit, demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë”, ka thënë ajo në një video mesazh.

“Njerëzit në Kosovë ndajnë këto vlera evropiane dhe duan t’i shohin ato të transformuara në stabilitet, rritje ekonomike dhe prosperitet në vendin e tyre”, ka shtuar ajo.

“Por, kjo kërkon guxim dhe vizion për të ecur përpara, përtej politikës ditore, për t’u bashkuar rreth idesë evropiane”, ka thënë ajo.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=FFctcTR8RG8″ /]

Për këtë ditë ka uruar edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.