Apple e quan ‘të çmendur’ dhe ‘politik’ vendimin e BE-së

Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, tha se vendimi i Komisionit Evropian që gjiganti amerikan i teknologjisë t’i paguajë miliona euro taksa Irlandës, është “i çmendur” dhe “politik”.

Apple e quan ‘të çmendur’ dhe ‘politik’ vendimin e BE-së

Ai i tha transmetuesit irlandez RTE se Apple nuk ka pasur përfitime tatimore në Irlandë, njofton Insajderi.

Sipas Komisionit Evropian, Irlanda ka favorizuar kompaninë Apple, duke i mundësuar asaj të paguajë shumë më pak taksa se bizneset e tjera.

Me rregullat e BE-së, është e paligjshme t’iu jepen përfitime tatimore kompanive të zgjedhura, transmeton REL. Cook tha se “është shumë i bindur” se vendimi do të shfuqizohet pas apelit.