Aprovohet kërkesa e KQZ-së: Dy orë shtesë për lëvizje të lirë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Aprovohet kërkesa e KQZ-së: Dy orë shtesë për lëvizje të lirë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

Është aprovuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, “KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit”.

“Është aprovuar kërkesa e KQZ-së që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00”.

Tutje në prononcim e zyrës së KQZ-së, thuhet se “kjo zgjatje e orarit për dy orë vlen për votuesit, ndërsa për stafin zgjedhor do të këtë lehtësime për aq sa është e nevojshme”.

Të dielën, 29 Nëntor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në dy komunat e Kosovës që tashmë janë në zonën me rrezikshmëri të lartë të përhapjes dhe infektimit me COVID-19./Insajderi.com