Aprovohet shpërndarja e fondeve për 11 ndërmarrje shoqërore nga AKP

Aprovohet shpërndarja e fondeve për 11 ndërmarrje shoqërore nga AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se mes tjerash ka vendosur edhe për aprovimin e raporteve të shpërndarjes së përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ligjshëm të 11 ndërmarrjeve shoqërore në likuidim.

Sipas AKP-së, ndërmarrjet për të cilat ka vendosur bordi janë këto GJI021 KB Shillova me seli në fshatin Shillovë Komuna e Gjilanit, GJI103 NShT Mlladost me seli në Shtërpcë, GJI135 KB Komogllava me seli në Komogllavë – Komuna e Ferizajt, GJI153 KB Luboteni me seli në Ferizaj, MIT042 NShT Çyçavica me seli në Vushtrri, MIT051 Univerzal me seli në Leposaviq, PRN058 Farmed – Prishtinë, PRN061 Kosova Hidroteknika – Prishtinë, PRN143 KB Fryti me seli në Babush të Muhaxherëve – Lipjan, PRN165 KB Gllogovci me seli në Drenas dhe PRZ012 NSh 18 Nëntori me seli në Rahovec.

“Pas kompletimit të dokumentacionit dhe kontrollimit të llogarive bankare të kreditorëve dhe ish-punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve do të ekzekutohen pagesat në Bankën Qendrore në vlerë prej 501,258.78 € për të gjithë 482 kreditorët e ligjshëm nga këto ndërmarrje shoqërore në likuidim. Që nga fillimi procesit të likuidimit deri më tani Bordi i Agjencisë ka aprovuar 172 Raporte të shpërndarjes së parakohshme/përfundimtare për 172 ndërmarrje shoqërore në likuidim. Shuma e fondeve të miratuara nga Bordi Agjencisë deri me tani për shpërndarje te kreditorët e ligjshëm që nga fillimi i procesit të likuidimit ka arritur vlerën prej 24,784,057.36 €. Nga këto shpërndarje deri më tani kanë përfituar rreth 13,500 kreditorë të ndryshëm. Nga 91,031 kërkesa kreditore të ndryshme të dorëzuara në Agjenci deri më tani Autoritetet e likuidimit kanë lëshuar 90,731 vendime për pretendues të ndrysh ëm. Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka lëshuar aktvendime për lejimin e përmbylljes së procesit të likuidimit për 17 ndërmarrje shoqërore.Deri më tani procesi i likuidimit ka filluar për 513 Ndërmarrje Shoqërore/Asete ndërsa edhe për disa ndërmarrje shoqërore/asete të mbetura procesi i likuidimit do të filloj menjëherë posa të krijohen kushtet teknike, administrative dhe ligjore për fillimin e këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se agjencia mbetet e përkushtuar që edhe në vazhdim të përgatisë dhe të miratojë raporte të shpërndarjes për të gjitha ato ndërmarrje shoqërore dhe asetet në likuidim të cilat i plotësojnë kushtet ligjore për shpërndarje, ndërsa, sfidë e cila e vështirëson dhe e ngadalëson punën e Agjencisë në sferën e likuidimit mbetet edhe më tutje numri i madh i ankesave në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të cilat e pamundësojnë përgatitjen e raporteve të shpërndarjes për kreditorët e ligjshëm dhe e pengojnë përmbylljen e procesit të likuidimit për shumë ndërmarrje pa u zgjidhur të gjitha ankesat në Dhomë të Posaçme.