Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka thënë se aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet e mbajtura këtë të diel, njofton Insajderi.
Spahiu ka shkruar në Facebook se “si të pritet bashkimi kombëtar kur ata urrejnë njëri tjetrin”.
Ai tha se komshinjtë grekë, turq dhe maqedonas uruan të parët Shqipërinë për mbajtjen e zgjedhjeve.
“BAJRAKTARËT: Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë grekë, turq dhe maqedonas e bën të parët…
O Zot i Madh sa mllef kemi mes vete
Hajde prit bashkim prej tyre kur urrejnë njëri-tjetrin”, ka thënë Spahiu.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka uruar ende homologun e tij shqiptar, Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri./Insajderi.com
BAJRAKTARËT: Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë…
Posted by Kreshnik Spahiu on Tuesday, 27 April 2021