Arban Abrashi flet për takimin e rastësishëm me Shpend Ahmetin

Arban Abrashi flet për takimin e rastësishëm me Shpend Ahmetin

Dy kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Arban Abrash janë takuar rastësisht në një kafene në qytetin e Prishtinës, shkruan Insajderi.

Arban Abrashi në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm, ndërsa ka thënë se gjithsesi ka pasur  një përshëndetje mes tyre.

“U përshëndetëm normal Arbër Vllahiu ka qenë në Bruksel dhe dolëm me pi një kafe”.

Arber Vllahi ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës./Insajderi.com