Arban Abrashi ia dorëzon Liburn Aliut postin e ministrit të Infrastrukturës

Arban Abrashi ia dorëzon Liburn Aliut postin e ministrit të Infrastrukturës

Liburn Aliu zyrtarisht ka marrë detyrën në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.

Atë detyrë ia dorëzoi ministri i deritashëm, Arban Abrashi.

Kështu ia dha Aliut të gjitha projektet që janë në proces e sipër.

Pasi mori detyrën, Liburn Aliu, u zotua që do t’i kryejë punët që i përkasin kësaj ministrie.

Kjo ministri është njëra ndër dikasteret ku investohet më së shumti.

Gjatë vitit të kaluar ishin avulluar 2.1 milionë euro në Ministrinë e Financave, por pikërisht nga linjat buxhetore të kësaj ministrie. /Insajderi.com