Arban Abrashi përfaqëson LDK-në në takim me Osmanin

Arban Abrashi përfaqëson LDK-në në takim me Osmanin

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur në presidencë, ku u prit nga ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani për t’u takuar lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Insajderi.

Takimi ndërmjet këtyre të dyve tashmë ka filluar.

Para takimit me Abrashin, Osmani është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili para mediave tha se nuk kanë diskutuar për një datë konkrete, por që ka kërkuar nga Osmani një datë sa më të hershme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë që pas takimit me Abrashin, u.d e presidentës do të takohet me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe në fund të ditës me Besnik Tahirin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Insajderi.com