
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është gjuajtur përsëri me vezë sot, teksa ka qenë duke dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës, ku ka qenë duke marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë.
Lajmin për sulmin ndaj tij e ka bërë Klan Kosova, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai është cak i një sulmi të tillë.
Në muajin tetor, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kishin gjuajtur me vezë atë kur ishte duke dalë nga një intervistë në një televizion të Kosovës./Insajderi