Arben Gashi distancohet nga incidenti mes Kujtim Shalës dhe Gazmend Gjyshinës

Arben Gashi distancohet nga incidenti mes Kujtim Shalës dhe Gazmend Gjyshinës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka komentuar incidentin mes deputetëve Kujtim Shala dhe Gazmend Gjyshinca, si dhe videon e publikuar lidhur me këtë incident, njofton Insajderi.

Në një postim të tij në Facebook, Gashi është shprehur “se ai ka qene larg incidentit dhe kjo gjë dëshmohet nga video e publikuar”.

Më pas ai ka shtuar se është ofruar vetëm disa sekonda për të evituar afërsinë fizike mes tyre.

“Unë nuk kam qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor. Në videon e publikuar (shih disa nga imazhet) është më se e qartë që unë kam distancë të madhe fizike me palët debutuese dhe nuk kam në asnjë formë kontakt fizik me deputetin e VV-së – përveç disa sekonda kur unë jam përpjekë me bë distancën fizike në mes të diskutantëve deputet ne korridor”.

Në fund të deklarimit të tij, Gashi ka kërkuar edhe përgjegjësi dhe më shumë profesionalizëm nga mediat të cilat e kanë publikuar dhe interpretuar videon dhe rastin në fjalë./Insajderi.com