
Në një konferencë për media deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, kanë folur rreth incidentit të pretenduar nga deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca.
Sipas Gashit të LDK-së, pretendimi i Gjyshincës është tendencioz për ta prishur imazhin e LDK-së, dhe më pas e ka quajtur “flluskë sapuni”, njofton Insajderi.
Këtij deklarimi të Gashit, i është bashkuar edhe Kujtim Shala, duke e quajtur shpifje pretendimin e Gazmend Gjyshincës.
Shala ka thënë më pas se “i ftoj t’i publikojnë incizimet e Kuvendit dhe të hiqen dilemat”./Insajderi.com