Arben Gashi njofton se është shëruar nga coronavirusi

Arben Gashi njofton se është shëruar nga coronavirusi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili para disa ditëve kishte njoftuar se është infektuar me Covid-19, sot ka bërë të ditur se është shëruar nga ky virus.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gashi ka shkruar se tashmë e ka kaluar këtë sfidë.

Ai tutje ka kërkuar nga të tjerët që të kujdesen për shëndetin e tyre duke vepruar ashtu siç kërkohet në këtë kohë.

“Pas një periudhe te përballjes me virusin COVID-19, mund te konfirmoi se tashme e kam kaluar kete sfide. Ju falënderoj shume për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes time. Kujdesuni per vete dhe te tjeret, veproni sigurt, ruajeni shëndetin”, ka shkruar Gashi. /Insajderi.com/

Te nderuar miq,

Pas nje periudhe te perballjes me virusin COVID-19, mund te konfirmoi se tashme e kam kaluar kete…

Posted by Arben Gashi on Friday, July 17, 2020