Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se sot gjatë ditës, por edhe nesër pritet të nënshkruhen marrëveshjet për koalicionet e ardhshme politike.
“Koalicionet janë formalizuar shumica. Presim sot, por edhe nesër të nënshkruhen marrëveshjet”, ka thënë Gashi për mediat pas mbledhjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi
“Sapo t’i formalizojmë koalicionet dhe t’i kemi 61 deputetë do ta njoftojmë edhe Presidentin, dhe ai do ta lëshojë dekretin”.
Pas këtij momenti, Gashi ka njoftuar se do të procedojnë më kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.
I njëjti ka bërë me dije se Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Madje ka thënë se njëri nga zyrtarët e kesaj liste mund të jetë zv.kryeministër.
Gashi ka bërë të ditur se sot nuk janë diskutuar emrat për ministra.
“Sot nuk kemi disku për emra të përveçëm, në parim cilat janë orientimet tona, çështja e ministrave iu është besuar kandidatit për kryeministër me kryesinë e partisë po ashtu dhe grupi parlamentar do të njoftohet për këtë çështje. Sapo të përfundohen koalicionet do të drejtojmë emrin. Unë përsërita tri herë që shpresojmë besojmë që brenda ditës sotme dhe nesër do të mbyllen koalicionet dhe pastaj procedojmë me emrin te presidenti”./Insajderi.com