Arben Gashi: Qeveria Kurti po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Arben Gashi: Qeveria Kurti po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria Kurti po “rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, duke aluduar për tollovinë e krijuar para Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Gashi, në Facebook ka deklaruar se “kjo është paaftësi e Qeverisë për të organizuar një proces vaksinimi”.

“Kjo që shihet në foto është paaftësia e qeverisë për të organizuar një proces vaksinimi, kur i shtohet kësaj edhe dështimi për të siguruar vaksina, na rezulton se kjo qeveri e paaftë po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Para sallës “1 Tetori” , ku po kryet vaksinimi janë shkaktuar radhë të gjata dhe tollovi, është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës për ta menaxhuar situatën e krijuar./Insajderi.com