Arben Gashi reagon ndaj vendimit të Gjykatës kundër Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt

Arben Gashi reagon ndaj vendimit të Gjykatës kundër Xhavit Halitit dhe Gani Dreshajt

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti dhe atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gani Dreshaj, për sulmin ndaj tij në Kuvendin e Kosovës.

Gashi i ka thënë Insajderit se vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës është i ulët.

“Mendoj se është vendim i ulët, duhet me e pa se si do të veproj në të ardhmen”, i tha Gashi, Insajderit, përmes një përgjigje me shkrim.

Gashi paralajmëroi ngritje të padisë civile ndaj dy deputetëve Haliti e Dreshaj. “Do të konsultohem edhe me juristë të tjerë, edhe për padi civile”, u shpreh Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë Halitin dhe Dreshajn, duke i dënuar me gjobë prej 1250 eurosh.