Festën e Kurban Bajramit, besimtarëve myslimanë u ka uruar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka uruar këtë festë, ku zgjodhi të mos e përfshijë në asnjë rresht situatën e krijuar së fundmi nga pandemia Covid-19.
“Sot në familjet e besimtarëve festohet Kurban Bajrami.
Kjo Festë e shenjtë simbolizon sakrificën dhe besimin.
Festat e shenjta dhe mësimet prej tyre na e forcofshin shpirtin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.
Urime dhe me fat e shëndet Kurban Bajrami për të gjithë shqiptarët myslimanë dhe besimtarët kudo që janë”, ka shkruar Vitia.
Festën e Bajramit e uroi edhe pasardhësi i tij në postin ministror, Armend Zemaj, i cili apeloi te qytetarët që të festojnë në shtëpi, pasi që gjendja me Covid-19 është kritike. /Insajderi.com/