Gabime të vjetra, pasoja të reja

Arbër Zaimi: Gabimet e së shkuarës po i paguajmë tani

Arbër Zaimi i Vetëvendosjes ka thënë se sot po vuajmë pasojat e veprimeve të së kaluarës. Fajtoi kryesor për këtë është Hashim Thaçi dhe spektri politik që e ndjek atë.

Arbër Zaimi: Gabimet e së shkuarës po i paguajmë tani

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi në studion e “ABC News” foli për aktakuzat e ngritura ndaj liderëve të Kosovës. Zaimi u shpreh se edhe këtë herë Albin Kurti theksoi se janë gabime të së shkuarës të cilat po aktualizohen tani, njofton Insajderi.

Sipas tij aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit ka qenë një befasi për të gjithë spektrin politik në Kosovë, ndërsa u shpreh se një lidership i cili bën pazar me integritetin e vendit, herët apo vonë bie pre e këtyre pazareve.

“Një lidership i cili bën pazar me integritetin e vendit, herët apo vonë bie pre e vetë kontradiktave që krijon në këto pazare”, u shpreh ai.

Ai shtoi se çdo marrëveshje pa legjitimitetin e shumicës do të jetë e vështirë të implementohet.

“Vazhdojmë të këmbëngulim që drejtësinë Kosova duhet ta vendosë vetë. Themelimi i Gjykatës ka qenë një cenim i sovranitetit të Kosovës”.

Sipas tij kryeministri i sapo zgjedhur në Kosovë nuk e përfaqëson dot peshën politike. Ai u shpreh se Hoti nuk përfaqëson asgjë dhe së nuk mund të shkojë në Uashington të flasë në emër të Kosovës.

“Ajo çfarë do të bëjë zoti Thaçi tani ka shumë rëndësi. Me veprimet e tij e ka vendosur Kosovën në pozitë shumë të vështirë. Një lidership i cili bën pazar me integritetin e  vendit të vet, territorial, juridik, herët apo vonë bie pre e vetë kontradiktave që krijon në këto pazare.

Në nuk mund ta ftojmë diskordancën, edhe brenda Amerikës kemi ftuar diskordancën. Në këtë rast kemi Thaçin dhe pjesën tjetër që shkon pas Thaçit”, tha më tej Zaimi.

Sa i përket zgjedhjeve Zaimi theksoi se vonimi i tyre është i paarsyeshëm: “Duhen zgjedhje, dhe besoj që edhe këta zotërinj të akuzuar do të kenë një mbrojtje më dinjitoze.

Loja e madhe e rreshtimit të fuqive të mëdha ku ne jemi më shumë spektatorë, nuk është çështje e fajit të BE dhe SHBA sa është e Rusisë më Serbinë. Kjo përçarje që ndodh, e cila fryhet nga Moska, nuk duhet të përqafohet nga ne”, u shpreh ai. /Insajderi.com