Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: të përkrahet koalicioni Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Maqedoni

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes Arbër Zaimi ka folur për zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoni. Ai fton shqiptarët që ta votojnë koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: të përkrahet koalicioni Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Maqedoni

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka bërë thirrje që në zgjedhjet që do të mbahen në 15 korrik në Maqedoni, të votohet koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, njofton Insajderi.

“I njoh edhe personalisht prej vitesh tashmë disa nga veprimtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, dhe mendoj se koalicioni që kanë lidhur për zgjedhjet atje është i qëlluar”.

Më pas Zaimi ka shtuar se subjektet e vjetra në Maqedoni nuk mund të sjellin ndonjë gjë të re për shqiptarët në RMV.

“Mendoj se subjektet e vjetra, me të njëjtat taktika e veprime, nuk mund të sjellin diçka të re për shqiptarët e RMV, të cilët janë komunitet i madh e në vendin e vet, as të vajtur, as pakicë, as të tepërt”. /Insajderi.com