Liderë të shantazhueshëm

Arbër Zaimi: Këto akuza janë shansi i Serbisë

Anëtari i Vetëvendosjes Arbër Zaimi ka komentuar rreth akuzave të Gjykatës Speciale. Ai thotë se kjo nuk i duhet Kosovës dhe është një shanse për Serbinë.

Arbër Zaimi: Këto akuza janë shansi i Serbisë

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka folu Arbër Zaimi i Vetëvendosjes. Ai ka ngritur pyetjen se kush e solli këtë gjykatë. Janë pikërisht vetë këta që po akuzohen , të cilit janë të shantazhueshëm nga jashtë dhe nuk kanë mbështetje nga brenda, njofton Insajderi.

“Por kemi të bëjmë me udhëheqës të shantazhuar, që shesin nga pak e nga shumë sovranitet, vetëm që të zgjasin sado pak pushtetin e tyre.

Situata që po zhvillohet së fundmi rëndon maksimalisht legjitimitetin e atyre që pretendojnë të lidhin marrëveshje në emër të Kosovës. Në aspektin e jashtëm, ata janë njerëz me aktakuza të rënda. Në aspektin e brendshëm, nuk kanë mbështetje popullore dhe qeverisin pa subjektin fitues të zgjedhjeve”. /Insajderi.com