Në lidhje me fjalimin e Presidentit Thaçi ka reaguar edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci. Ajo thotë se ishte fjalim i kot dhe patetik.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes është shprehur se fjalimi i Presidentit Thaçi ishte një fjalim skandaloz, patetik dhe dëshpërueshëm, njofton Insajderi.
Nagavci ka kritikuar edhe tekstshkruesit që ia kishin shkruar presidentit këtë fjalim, i cili sipas Ngavcit ishte i dobët. Ndërsa për Thaçin nuk ke se çka pret më mirë, ka vazhduar Nagavci.
Postimi i saj i plotë:
“Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e Presidentit.
Për Presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Çasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.
Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.
Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta”.