Arbërie Nagavci: Vetëvendosje nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Arbërie Nagavci: Vetëvendosje nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i votojë   marrëveshjet ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Në emisionin DPT te Fidani, Nagavci ka thënë se “ne nuk i përkrahim as marrëveshjet ndërkombëtare e as pakon për rimëkëmbje ekonomike, meqë këto janë iniciativa për pushtetarët e jo për qytetarët”.

“Fundja qeveria e ka për detyrë vetë t’i sigurojë votat, dhe ne nuk japim as nuk kemi përgjegjësi në këtë pikë”.

Nagavci, në fund duke folur për problemet e Qeverisë Hoti, ajo ka thënë së më mirë është të shkojmë në zgjedhje në mënyrë që të kemi një qeveri legjitime./Insajderi.com