Arbërie Nagavci: VV fiton mbi 50% të votave

Arbërie Nagavci: VV fiton mbi 50% të votave

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 50% të votave.

“LVV do të jetë subjekti i parë me mbi 50%, përveç kësaj do të jetë një subjekt që qeverisjen do ta ketë shumë efektive. Kjo dihet në bazë të sondazheve që brenda pak ditësh do të bëhen të ditura; sondazhe këto të cilat janë të realizuara nga organizata kredibile dhe prej takimeve me qytetarët”, tha ajo në Info Magazine.

Ajo e konsideroi si shqetësuese periudhën gjatë të cilës vendi qeverisej nga Qeveria Hoti.

“Shqetësuese dhe brengosëse për ne, ka qenë që vendi të ketë institucione legjitime, pasi Qeveria Hoti ka qenë jo-legjitime dhe jokushtetuese. Në fakt tashmë, pas njoftimit bëhet e qartë që Hoti asnjëherë as nuk ka qenë kryeministër. Pra, kemi pasur për gjashtë muaj një Qeveri, që nuk ishte fare e tillë. Përfundimisht kemi një vendim të GJK që i vërteton adresimet që ne i kemi pasë në kërkesën tonë”, tha Nagavci.

Gjykata Kushteuese ka rrëzuar Qeverinë Hoti për shkak të votës së Etem Arifaj, i dënuar nga juridiksioni i Kosovës. /Insajderi.com